Dogana e Kosovës në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, gjatë dy muajve të parë të viti ka ndërmarrë aksione dhe kontrolle të shtuara në kontrollin e mallrave të cilat potencialisht kanë tendencë për kontrabandë. Gjatë muajve Janar dhe Shkurt janë ndërmarr veprime të shtuara sidomos për kontrollin e mallrave strategjike, duhanit dhe produkteve të tij.
Gjatë këtyre dy muajve krahas aktiviteteve tjera janë kontrolluar 60 lokacione, duke përfshirë tregjet e qyteteve, pika tjera shitëse siç janë ato ambulantive dhe tjera. Si rezultat i kësaj në 20 raste të ndryshme kemi hasur produkte të kontrabanduara (cigare dhe duhan pa banderola) dhe kemi iniciuar kundërvajtje për këto produkte:” Cigare filtër, duhan te grire , Aroma për duhan Nargjile si dhe filtër për cigare”.
Gjate këtyre rasteve janë konfiskuar, 186 kg duhan refuz , 163 mijë copë cigare rreth 50 litra nargjile. Vlera e mallit te konfiskuar afër 10 mijë euro.
Dogana do të vazhdoj me kontrolle ashtu që të mos rrezikohen asnjë prej taksave të qytetarëve të Kosovës.