Dogana rrit inkasimet nga lojërat e fatit për 19% më shumë

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 09:54 | Nga

Në periudhën janar-shtator 2017 sektori i lojërave të fatit i doganës së Kosovës ka arritur të inkasoj gjithsejtë 10.517.334€ ose 19% më shumë se në periudhën e njëjte të vitit paraprak, në kontest të zbulimeve janë iniciuar gjithsej 212 kundërvajtje doganore ose 65% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Gjithashtu janë shqiptuar gjithsej 153.000€ në vlerë të gjobave-dënimeve ose 75% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Derisa në vitin aktual në periudhën raportuese janë sekuestruar 242 copë aparate dhe 342 copë pajisje të tjera (shtëpizë kompjuteri, printer, TV etj.) në vlerë prej 383.900€.

Pra ky vit, shënon ngritje në vlerë të mallrave të sekuestruara prej 32% në raport me periudhën e njëjtë të viti paraprak, pika basti të pa licencuara janë identifikuar 128 sish ose 23% më shumë se në vitin paraprak. Veprimet operative në raste të caktuara janë koordinuar edhe me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe sektorë të tjerë në zbatim të ligjit.

Kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit: 212 raste, vlera e mallrave të konfiskuara: 383.900€, gjoba-dënime: 153.000€, aparate të konfiskuara: 242 copë, pajisje të tjera të konfiskuara (shtëpiza, printer, TV): 342 copë, aktvendim-gjobë për operim basti pa licencë: 128 raste, vlera e gjobave: 215.040€ , veprime të përbashkëta me njësi nga DK dhe agjensione të tjera: 35, taksa të inkasuara: Janar-Shtator 2016- 8.854.449€ ndërsa Janar-Shtator 2017-10.517.334€.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme