Dogana ka rritur të hyrat për buxhetin e Kosovës për 11% më shumë se periudha paraprake.
“Për herë të parë që nga themelimi i doganës janë grumbulluar rreth 170 milionë euro në fillim të muajit mars. Pra kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.
“Krahasimi me vitin 2019 tregon se qartazi se trendi i të hyrave është në rritje, gjatë vitit të kaluar dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milionë që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë”.