Pas komunikatës së rrjetit të OJQ-ve AVONET lidhur me moszbatimin e vendimit të MTI nga ana e Doganës për masa mbrojtëse për qumështin, Dogana lëshon këtë sqarim me qëllim të qartësimit të situatës, në veçanti për AVONET.
“Dogana e Kosovës është në pritje të vendimit sipas procedurave ligjore që kërkohen me Kodin Doganor dhe të Akcizave, gjegjësisht neni 9.1 i Kodit Doganor, ku për zbatimin e vendimit të MTI-se për masat mbrojtëse në import kërkohet që vendimi të merret nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu për ketë Dogana e ka njoftuar MTI para datës 23 prill dhe Dogana deri sot nuk ka pranuar asnjë vendim sipas procedura ligjore që kërkohen për zbatim në importin e qumështit nga Bosnja, ku vendoset taksa doganore prej 17% në vlerë”, thotë Dogana.
“Dogana veç është duke i zbatuar disa vendime nga MTI, ku jemi duke zbatuar vendimet për vendosjen e masës se përkohshëm në importin e materialit ndërtimor nga argjila si dhe vendimin lidhur me vendosjen e masave në importin e miellit nga Republika e Serbisë”, thuhet në sqarimin e Doganës.
Dogana është institucion i zbatimet të ligjit dhe çdo vendim të Qeverisë e ka obligim ligjor ta zbatojë si dhe çdo vendim tjetër ku me ligjet në fuqi kërkohet që Dogana duhet të zbatojë dhe çdo herë i ka zbatuar në momentin që kanë hyrë në fuqi