Dogana e Kosovës ka rritur numrin e zbulimeve të kundërvajtjeve gjatë periudhës janar – korrik 2016, që krahasuar me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 49% më shumë.
Faktori kryesor që ka ndikuar direkt në rritjen e numrit të kundërvajtjeve është ndërtimi i sistemeve dhe kapacitete që mundësojnë shpërndarjen e resurseve në pikat më të nxehta dhe më të ndjeshme, prandaj edhe rezultatet kanë tendencë rritje.
“Fakt tjetër është se për herë të parë kemi rritje të numrit të kundërvajtjeve të cilat kapen në brendi të vendit që vërteton edhe një herë se reforma e ndërmarr nga dogana është plotësisht e suksesshme”.
“Analizimi i mëtejmë tregon qartë se kemi rritje të dukshme të kapaciteteve për të kapur dhe zbuluar kundërvajtjet në brendi të territorit pasi njësit e anti-kontrabandës qendrore kanë rritur numri e zbulimit në 72 kundërvajtje derisa vitin e kaluar kishim 46”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Drejtoria Doganore e Prishtinës dhe ajo e Mitrovicës që kanë rritur më së shumti numrin e kundërvajtjeve të zbuluara respektivisht në të dy drejtorit janë kapur 353 kundërvajtje komerciale, derisa vitin e kaluar patëm vetëm 166 kundërvajtje.
Kurse rritja më a madhe e numrit të kundërvajtjeve që ndikon direkt në numrin e përgjithshëm ishte fuqizimi i kapaciteteve në sektorin e lojërave të fatit, ku vetëm, gjatë kësaj periudhe u kapën 110 kundërvajtje me lojëra të fatit.