Rep-artistja e njohur, Doja Cat, ka zbuluar se ka qenë e infektuar me COVID-19, disa javë pasi njerëzit kanë qenë të koncentruar në këtë temë.
24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, një gjë të tillë e ka konfirmuar gjatë një interviste në Capital XTRA, shkruan Daily Mail.
“Unë u infektova me COVID. Sinqerisht, nuk e di se çfarë ndodhi, thjeshtë u infektova” është shprehur ajo.
Krijuesja e hitit “Say So”, ndër të tjera shtoi se pasi e vërtetoi, nuk kishte fare frikë.
“Jam mirë tani. Pata simptoma për katër ditë, por tani jam shumë mirë”, shtoi ajo.
Sidoqoftë, deri më tani një gjë e tillë nuk ka qenë e ditur, por pas lajmit fansat e saj treguan shqetësim në rrjetet sociale.