Dokumentet që kërkohen për të marrë shtetësinë shqiptare

Prishtinë | 11 Tet 2017 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në takimin që pati sot me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta  ka thënë se ka kërkuar nga ky i fundit  që vendi i tij tu jap qytetarëve të Kosovës nënshtetësinë e saj në mënyrë që këta të fundit të mund të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së, shkruan arbresh.info.

Thaçi ka thënë se Kosova është i vetmi vend që ka mbetur i izoluar në Evropë pavarësisht se i ka plotësuar kriteret që Bashkësia Ndërkombëtare ia ka caktuar në këtë drejtim.

Presidenti Thaçi ka kërkuar nga presidenti Meta që të lehtësohen procedurat sa i përket marrjes së shtetësisë.

“Kjo bllokadë ky vakum i BE-së duhet të shohim si një shpresë të nxjerrjes së një vendimi apo një procesi më të përshpejtuar të autoriteteve të Shqipërisë natyrisht edhe me presidentin që qytetarët e Kosovës të pajisen me shtetësinë shqiptarë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Por për të marrë shtetësinë e Shqipërisë sipas L I G JIT  Nr. 8389, datë 5.8.1998 për shtetësinë shqiptare duhen një mori kushtesh. Personi duhet të ketë  të mbushur moshën 18 vjeç, të ketë të banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet, të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme.

Këto janë kushtet që duhet të plotësohen sipas këtij ligji:

Marrja e shtetësisë me natyralizim

Një i huaj që ka paraqitur kërkesë për marrjen e shtetësisë shqiptare me natyralizim e fiton atë në rast se plotëson kushtet e mëposhtme:

    1. Të ketë mbushur moshën 18 vjec.
    2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet.
    3. Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme.
    4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Për jashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike.
    5. Të ketë njohuri, të paktën fillestare, të gjuhës shqipe;
    6. Pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë ;
    7. Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar. Në rast se personi është pa shtetësi, kushtet e pikës 1, 3, 4 dhe 5 të këti neni nuk merren parasysh. Në rast se i huaji vërteton se është me origjinë shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, koha e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, e përmendur në pikën 2 të këtij neni, duhet të jetë të paktën 3 vjet. Të gjitha kushtet e tjera për fitimin e shtetësisë shqiptare të treguara në këtë nen, mbeten të paprekura’.

ligji
capture

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme