Një person është arrestuar në Kamenicë pasi që pas daljes në gjueti, nga pakujdesia ka qëlluar dy persona me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh
Policia njofton se viktimat janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, e po ashtu nga të njëjtit janë konfiskuar tri pushkë gjuetie me 64 copë fishekë dhe leje përkatëse, shkruan Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.