Sherr dhe thika! Pas përplasjes, 17 vjeçarja shqiptare plagos kunatin e dehur

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në Kamëz, ku një 17 vjeçare ka goditur me thikë pas një sherri kunatin e saj.

Në debat e sipër 17 vjeçarja e identifikuar si Gj. Metallari ka plagosur me thikë shtetasin Arjan Metallari, vëllai i bashkëshortit të  vajzës. Mësohet se Arjan Metallari ishte i dehur në momentin e përplasjes me 17 vjeçaren. I lënduari është dërguar në spitalin e traumës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk është mësuar shkaku i debatit që kanë patur palët, por sipas deklarimeve të 17 vjeçares, kunati i ka ardhur në shtëpi dhe ka dashur ta vrasë. Policia vazhdon hetimet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme