I riu vushtrrias dorëzohet në polici, thotë se plagosja ishte aksidentale

Vushtrri | 30 Kor 2017 | 09:14 | Nga

Pas plagosjes së një 21-vjeçari në një kafeteri më të frekuentuar në Vushtrri dhe arrestimit të një personi të dyshuar, për Veriu.info ka folur avokati i këtij të fundit.

Avokati Uvejs Gashi ka thënë se i dyshuari nuk është arrestuar, por vet është dorëzuar në polici.

“I dyshuari sapo e ka përfunduar deklaratën, i cili vet është dorëzuar, pasi që e ka thirrur në telefon policinë. Sipas deklaratës së të dyshuarit, plagosja ka ndodhur rastësisht, pra ka qenë ngjarje aksidentale dhe ka rastisur që viktima është shok i tij prej shkollës fillore”, thotë avokati për Veriu.info.Avokati Gashi tregon se i dyshuari gjatë deklaratës në polici ka qenë i shqetësuar dhe është interesuar vazhdimisht për gjendjen shëndetësore të shokut të tij.

“Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndalur në mbajtje në polici”, tregon avokati Uvejs Gashi, që sipas detyrës zyrtare e mbron të dyshuarin.

Ndërsa, burime të portalit Veriu.info tregojnë se i dyshuari për plagosjen e A. Ferizit në kafiterinë “Smile Group – Morena” është A. Dolaku

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme