Domatet janë një burim shumë i mirë për proteina, minerale, fibra dhe vitamina. Jo vetëm kaq, por domatet ndikojnë shumë edhe në shëndetin e lëkurës duke bërë më të lëmuar. Përveç gjithë këtyre dobive, shumë e rëndësishme është që domatet u ndihmojnë të humbni peshë.
E ulët në kalori
Pavarësisht se janë të pasura në proteina, minerale dhe vitamina, domatet janë të ulëta në kalori. Një domate me madhësi mesatare përmban vetëm 16 kalori dhe duke konsumuar dy domate në ditë do të ulni kaloritë që u ndihmon të humbni peshë.
Ndikon në metabolizëm
Konsumimi i domateve ndikon shumë në metabolizmin tuaj. Në një studim me gratë në moshë mesatare është zbuluar se domatet rrisin energjinë e përgjithshme të trupit. Gjithashtu niveli i glicemisë tek domatet është shumë i ulët krahasuar me perimet e tjera apo me frutat.
E pasur në antioksidant
Domatet janë të pasura në antioksidantë dhe ndikojnë shumë në rregullimin e qelizave të dëmtuara. Gjithashtu ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ të trupit për të humbur peshë.