Presidenti amerikan, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pritet të takohen gjatë javës së ardhshme në Hanoi të Vietnamit.
Një zyrtar i lartë amerikan ka bërë të ditur se presidenti Trump është i interesuar që ta njoftojë udhëheqësin Jong Un rreth benefiteve që do ta presin vendin e tij nëse ata heqin dorë përfundimisht nga programet nukleare, shkruan CNN.
Temat e tjera në këtë takim do të jenë, transformimi i marrëdhënieve midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, krijimin e një regjimi paqësor në Gadishullin Korean, denuklearizimin e plotë të gadishullit si dhe kthimin e amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Koresë.