Donald Veshaj zyrtarisht i është futur edhe industrisë së muzikës.
Ai gjatë ditës së djeshme ka publikuar këngën e tij të parë.
E kënga e tij u morrë menjëherë si dedikim ndaj moderatores Bora Zemani.
Madje kjo gjë u konfirmua edhe nga vetë Donaldi, përmes një detaji që u shfaq në fund të videoklipit.
Në mbyllje të klipit, shumë shkurt shfaqet numri 5.
Ky numër është përvjetori i lidhjes së Donaldit dhe Borës.
Teksa ishte në “Big Brother VIP”, aktori zbuloi se ata kanë nisur romancën e tyre në 5 nëntor të 2018, ku edhe i dhuroi asaj varsen që mbante vetë për të cilën tregoi se Bora e ka shumë qejf, bashkë me një pako biskota.
“Unë jam idiot, ama jam idioti jot!”- është kjo një nga frazat që nuk u ka shpëtuar njerëzve.
Kur ishte në “Big Brother VIP”, Donaldi i tha në një bisedë Semi Jaupajt, se këtë frazë ka dashur ta shkruante te “Toxic Love” që këndohet nga Elgit Doda dhe është shkruar nga Donaldi, ku teksti i dedikohet moderatores dhe historisë së tyre të dashurisë.