Donis Avdijaj shumë afër klubit skocez

Prishtinë | 19 Jan 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Klubi skocez, Hearts ka shprehur interesim për transferimin e anësorit Donis Avdijaj.

Këtë e ka konfirmuar për Evening Neës trajneri i Heartsit, Daniel Stendel, transmeton Koha.net.

Sipas Stendelit transferimi i Avdijajt do t’i shtonte golat dhe përvojen evropiane për klubin nga Edinburghu.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se 23 vjeçari do të udhëtojë në 24 orët e ardhshme në kryeqytetin skocez për të bërë bisedimet finale e me ç’rast pritet edhe të kompletohet transferimi.

Stendel shpreson se do ta ketë të gatshëm Avdijajn për ndeshjen e së mërkurës ndaj Ross Countyt në udhëtim.

Kujtojmë se Avdijaj aktualisht është lojtar i lirë pasi ka ndërprerë kontratën me klubin turk, Trabzonspor.

E edhe klube të tjera kanë shprehur interesim, megjithatë duket se oferta e Heartsit e ka bindur përfaqësuesin e Kosovës.

“Momentalisht nuk kemi nënshkruar me të, por ai është një lojtar me fuqi dhe mund të shënojë gola si anësor. Ai është i ri por ka përvojë në klube të mëdha. Nëse e transferojmë mendoj se mund të na ndihmojë. Ai është një lojtar ofansiv dhe e njoh që kur ishte i ri. Ishte sulmues qendre por në vitet e fundit ka luajtur si anësor. Ka luajtur në Turqi, Holandë, Austri e Gjermani dhe për një lojtar të asaj moshe ai mund të sjellë te ne përvojën nga ligat e tjera”, është shprehur Stendel.

Avdijaj synon që të transferohet te një klub ku do të kishte minutazhë të mjaftueshme.

Të ngjashme