Në mbledhjen e fundit të Asamblesë komunale të Mitrovicës për këtë vit, asamblisti i PDK-së, Donjet Bislimi ka cekur se qëndron fort pranë kërkesave të qytetarëve, duke respektuar kërkesat dhe nevojat e tyre, për arsim, shëndetësi e infrastrukturë cilësore.
“Edhe sot votuam pro çdo iniciative pozitive për qytetin dhe kundër interesave klanore dhe individuale”, ka theksuar z. Bislimi.
Ja postimi i plotë i Donjet Bislimi në fb:
Gjithçka që ju më propozuat dje, u adresua sot!
Disa kërkesa u detyrova t’i dorëzoj me shkrim për shkak të mungesës së kourumit dhe përfundimit para kohe të seancës.
Kërkesat për arsim dhe shëndetësi më cilësore dhe infrastrukturë të kompletuar të lagjeve dhe fshatrave gjithmonë do jenë kryefjala jonë!
Edhe sot votuam pro çdo iniciative pozitive për qytetin dhe kundër interesave klanore dhe individuale, që për fat të keq partitë tjera politike votuan pro!