Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme garimin në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Boksierja kosovare shënoi fitore ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.
Sadiku dominoi në të tre raundet, për çka u vlerësua edhe nga gjyqtarët.
Donjeta u kualifikua në 1/16 e finales, për çka i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen dhe normën olimpike Paris 2024.
Pas rreth gjysmë ore, garon Shpejtim Bajoku në kategorinë 63.5 kg.