Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, mundi në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin, për të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Kësisoj, Sadiku ia siguron Kosovës të paktën medaljen e bronztë nga ky Evropian, shkruan Gazeta Express.
Është kjo medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).