Boksieria kosovare, Donjeta Sadiku, po i vazhdon përgatitjet në Tampere të Finlandës, bashkë me finlandezen, Mira Potkonenn, medaliste e bronztë olimpike në Olimpiadën “Rio 2016”.
Boksieria nga Gollaku po përgatitet për turneun kualifikues evropian për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që në muajin qershor mbahet në Paris të Francës.
Sadiku synon ta fitojë normën olimpike për të marrë pjesë në evenimentin më të rëndësishëm të sportit botëror.