Bisedimet mes e Milanit dhe Gianluigi Donnarumma raportohet se janë në rrugën e duhur, ku menaxheri Mino Raiola, mund të takohet me klubin në ditën në vijim.
Gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio shkruan se bisedimet midis palëve kishin ngecur për shkak të situatës aktuale në Itali, por insiston që Milani dëshiron të rinovojë kontratën me portier.
La Gazzetta dello Sport në anën tjetër shkruan se portieri i Stade Reims, Pedrag Rajkovic është identifikuar si zëvendësimi ideal nëse Donnarumma largohet.
Por Di Marzio thekson se kuqezinjve do tu duhet një përgjigje brenda tre-katër muajve të ardhshëm nga portier, para se të bëhet i pashmangshme shitja.
Raiola pritet të arrijë në Milano dhe të diskutojë kushtet me kuqezinjtë për të kuptuar nëse ka mundësi për të rinovuar me klubin nga San Siro.