Gianluigi Donnarumma, i cili filloi të thyente zemrat e tifozëve të Milanit që me kërkesat për largim nga agjenti i tij Mino Raiola një vit më parë, duket se e ardhmja e tij vështirë se do të jetë me fanelën kuqezi.
Kjo u pa edhe pas ndeshjes me Atalantën, kur gardiani 19-vjeçar iu bashkua lojtarëve të tjerë për t’u dhënë bluzën tifozëve, por hasi në një refuzim total nga ta.
Ofertat për 19-vjeçarin nuk kanë të munguar, por drejtuesit e Milanit synojnë të përfitojnë sa më tepër nga ky transfermim, duke zhvilluar takime me të gjitha palët e interesuara.
E më i fundit, sipas Tuttosport, ekipi që interesohet është Liverpool, trajneri i së cilës, Jurgen Klopp, ka zhvilluar një takim me agjentin e lojtarit, për të marrë më tepër informacioni rreth tij, e për të parë sa e mundshme është që Donnarumma të “heqë” shiritat e zinj, e të bëhet vetëm i kuq.
Milani e vlerëson 70 milionë euro portierin, e nuk kanë ndërmend të tërhiqen.
“Doni Donnarumman, na jepni Cavanin”, ka qenë përgjigjja e Milanit pas interesit të PSG për portierin pak ditë më parë.