Dorëhiqen dy deputetë të LSDM-së

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 14:35 | Nga

Kuvendi konstatoi sot dorëheqjet e dy deputetëve të LSDM-së, Stevo Pendarovski dhe Vasko Kovaçevski të cilët do të kalojnë në pozita në pushtetin ekzekutiv.

Para se të fillojë seancën e 26-të të Kuvendit, ku do të diskutohet për propozim buxhetin e plotësuar të Qeverisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, fillimisht mbajti seancën ku u konstatuan dorëheqjet e deputetëve të lartpërmendur.

Seanca e 26-të do të fillojë në ora 13 e 30, ndërsa deputetët do të shqyrtojnë propozim buxhetin e plotësuar të Qeverisë, pasi në shqyrtim në Komisionin amë nga 72 amendamentet e propozuara të Lëvizjes BESA shumica parlamentare pranoi vetëm dy, ndërsa nga 207 të VMRO-së për pushtetin vetëm katër ishin të pranushme. Edhe në këtë seancë pritet që të mungojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme