Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadorin Dedaj

Prishtinë | 23 Sht 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili ishte i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Strugë, Agim Krasniqi.

Ambasadori Dedaj fillimisht ka uruar kryeparlamentarin Xhaferi, për rizgjedhjen në krye të Kuvendit, duke inkurajuar një bashkëpunim edhe më të thellë dhe të gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona mike, në progresin ekonomik, zhvillimin demokratik dhe integrimet euro-atlantike të tërë rajonit.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka ritheksuar përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si vend anëtar i NATO-s dhe pretendent serioz i integrimit në BE, se do ta mbështes bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme