Ngrihet aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt për kanosjen “me Kanun” të presidentes Osmani

Prishtinë | 24 Jan 2024 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për kërcënim ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Themelores së Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se më 20.10.2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër personit me inicialet Gj.D., në drejtim të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, tha Ulaj.

Dedaj e kishte konsideruar shkarkimin e tij nga pozita ‘hakmarrje politike‘, dhe e kishte përmendur kanunin ndaj presidentes Osmani.

“Përveç ligjit të unë dhe familja ime te Malësia e Gjakovës vepron edhe kanuni i Lekë Dukagjinit. Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikuar nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të pafytyrë, të heqë prej listës së pagave”, kishte thënë Dedaj në emisionin Frontal.

Pas kësaj deklarate të ish-ambasadorit, kabineti i presidentes kishte denoncuar Dedajn në organet e drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme