Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahet seanca e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj, dy krerëve të OVL-së së UÇK-së.
Prokurori i Specializuar ka thënë se mbrojtja po kërkon të gjitha materialet e shqyrtuara të dorëzohen, mirëpo se Prokuroria nuk mund ta bëj këtë pasi që ky proces sipas tij duhet të kryhet vetëm për materialet që janë relevante për mbrojtjen.
“Prokuroria ka detyrimin që të jap njoftimin e hollësishëm për të gjitha provat që ka në zotërim dhe që konsiderohet se janë pro apo kundër të akuzuarit. Ne e kuptojmë që mbrojtja do të kërkojë që të gjitha materialët që janë shqyrtuar të dorëzohen, ne nuk e kuptojmë se çfarë thotë kështu ligji. Ne kuptojmë që duhet të bëhet një vlerësim dhe njoftim që përmbanë të gjitha faktet të ndërlidhura me çështjen. Mbrojtja e ka ngritur çështjen se dokumentet e dorëzuara janë të kufizuara, si dhe ato që ua kemi dorëzuar ne juve i nderuari gjykatës. Materialet janë voluminoze dhe s’janë të kufizuara”, tha ai.
“ZPS nuk ka detyrimin që të jap njoftim për materialet që nuk janë relevante për mbrojtjen, prandaj mendoj që kjo është një çështje për të cilën kemi pikëpamje të ndryshme. Në lidhje me nxjerrjen e materialeve për mbrojtjen, ne përfshimë edhe atë që mendonim se duhej përfshirë në këtë njoftim. Ato materiale që kemi dorëzuar nuk ishin në njoftimin sipas rregullave. Ne do të shohim se kur do t’i dorëzojmë këto materiale. Ne mendojmë se kemi plotësuar kërkesat dhe detyrimet tona sipas ligjit. Nuk na e bën të mundur kërkesa e mbrojtjes të kuptojmë se çfarë përfshihet dhe jo në detyrimet tona”, tha tutje Prokurori.
Prokurori i Specializuar në rastin e Gucatit e Haradinajt foli edhe për kërkesat ndaj palëve të treta.
“Ne kemi thënë që kemi bërë dy kërkesa për palë të treta, dhe kemi marrë përgjigjen për një kërkesë. Po bëjmë ç’është e mundur të marrim edhe një përgjigje dhe ne do t’u informojmë nëse ka nevojë që të bëhen parashtrime tjera dhe hapa tjerë”, tha ai