“Dorëzohet” Erdogan-i, e heq kushtin që ia kishte vënë NATO-s për kurdët

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha të mërkurën se homologu i tij turk, Rexhep Erdogan, është pajtuar që t’i ofrojë mbështetje planeve të NATO-s për mbrojtjen e Polonisë dhe të shteteve të Baltikut.

Presidenti turk një ditë më parë, para nisjes drejt Londrës për samitin e NATO-s, kishte kërcënuar se do të vendosë veto ndaj planeve të NATO-s për mbrojtjen e shteteve të Evropës Veriore, nëse aleanca ushtarake nuk i njeh zyrtarisht si grup terrorist forcat kurde që po luftojnë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Sidoqoftë, duket se ai tashmë ka hequr dorë nga ky qëndrim.

“Kjo është një arritje e madhe, jo vetëm për vendin tonë, por për tërë rajonin, sepse ky plan ofron siguri për qytetarët tanë”, tha presidenti i Lituanisë përmes një deklarate.

Zbutja e qëndrimit të Turqisë duket se është arritur gjatë bisedimeve mes vendeve aleate, të cilat po zhvillohen në kuadër të samitit dyditor në Londër të Anglisë, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Në takimin e nivelit të lartë po diskutohet edhe për të ardhmen politike të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë dhe për luftimin e kërcënimeve e sfidave të reja që e presin


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme