Prokuroria e Posaçme SPAK ka dorëzuar këtë të premte kërkesën në Gjykatën e Posaçme GJKKO për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Kjo lëvizje vjen pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi që votoi ditën e djeshme (21 janar) me 75 vota pro.
Mësohet se seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.