Borussia Dortmund ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Wolfsburg me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 31-të në Bundesligë.
Erling Haaland shkëlqeu sonte duke i shënuar të dy golat, nga një në secilën pjesë, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht ai realizoi në minutën e 12-të, kurse në të 68-tën e shënoi edhe golin e dytë.
Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 59-të, por nuk ndikoi në rezultat.
Me këtë fitore, Dortmund shkon në kuotën e 55 pikëve në vendin e pestë, një më pak se Frankfurti i cili e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.