Drejtori sportiv i klubit Borussia Dortmund, Michael Zorc, e ka konfirmuar se Manchester United është përpjekur që ta nënshkruajë mesfushorin Jadon Sancho.
Zorc ka thënë për Viasport se klubi i Bundesligës nuk kishte asnjë interes të hynte në negociata për yllin anglez, transmeton Klan Kosova.
“Ne nuk kemi biseduar me ta. Ata po kërkonin një takim; mirëpo Sancho nuk është në shitje”.