Sancho do të jetë jashtë fushave për disa javë, ka konfirmuar Dortmundi.
Sancho u paraqit si zëvendësues në fitoren 3-2 të Dortmundit në stadiumin “RheinEnergie”, duke zërë vendin e Christian Pulisic 18 minuta para fundit të ndeshjes, i cili luajti rrol të madh në golin fitues të Andre Schurrle.
Lojtari u lëndua disa minuta para fundit të ndeshjes, duke lënë Dortmundin me 10 lojtarë në fushë – pasi tashmë ishin kryer tri zëvendësimet e mundshme.
Dortmundi tani ka konfirmuar përmes sajtit zyrtar se talenti anglez ka dëmtuar ligamentet e kyçit të këmbës dhe do të jetë jashtë fushave për disa javë.
“Borussia Dortmund do të jetë pa Jadon Sancho për disa javë. Pas ekzaminimeve të hënën është kontaktuar se 17 vjeçari vuan nga dëmtimi i ligamenteve të kyçit të këmbës të pësuar të premten mbrëmë në ndeshjen kundër Kolnit”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.