Schurrle largohet nga Dortmundi

Prishtinë | 15 Kor 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anësor gjerman Andre Schurrle nuk do të jetë më pjesë e Borussia Dortmundit. Dortmundi në faqen zyrtare ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme është shkëputur kontrata me Schurrlen, që ishte e vlefshme deri verën e vitit të ardhshëm.

Schurrle u transferua te Dortmundi nga Wolfsburgu në verën e vitit 2016 për 30 milionë euro. Mirëpo, ai nuk e gjeti veten te Dortmundi. Ishte huazuar te Fulhami e së fundi te Spartaku i Moskës. Me Gjermaninë Schurrle i ka luajtur 57 ndeshje dhe i ka shënuar 22 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme