Dortmundi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Bundesligë.
Vendasit shënuan fitore prej 5 me 1 ndaj Augsburgut.
Por, ishin mysafirët ata që shënuan golin e parë në minutën e parë të takimit përmes Niederlechnerit.
Shifrat Dortmundi i barazoi pas dy minutash përmes Alcacerit, derisa në pjesën e dytë shpërtheu duke shënuar katër herë.
Sancho, Reus, Alcacer, e Brandt ishin ata që shënuan për pikët e plota të vendësve.Koha.Net.