Reus ende beson se Dortmundi mund ta fitojë Bundesligën

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Reus e do titullin me Dortmundin.

Bayern Munich është lider në Bundesliga.

Me rinisjen e sezonit, bavarezët do të tentojnë të ruajnë kreun për të fituar titullin, por do të kenë prapa Borussia Dortmundin.

Kapiteni, Marco Reus, nuk ka asnjë dyshim se kanë ekip për të triumfuar në fund këtë sezon.

“Jemi katër pikë prapa tyre, por kemi një ndeshje për të luajtur me ta. Dua të fitoj ligën këtë vit dhe kemi ende mundësi, pavarësisht gjitha problemeve”, deklaroi Reus.

Dortmundi rinis sezonin në Bundesliga pas pak, nga ora 15:30 me sfidën kundër Schalke 04. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme