Drejtori sportiv, Michael Zorc ka zbuluar se Borussia Dortmund po përpiqet të nënshkruajë me Emre Can nga Juventus, por ka pranuar se nuk ka shumë kohë.
Mesfushori gjerman është lidhur me një transferim te Dortmundi, ku të dy palët raportohet se po përpiqen të bien dakord rreth një çmimi për Can.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, ende ka një distancë midis ofertës së klubit gjerman dhe çmimit të kërkuar prej 30 milionë eurosh të Zonjës së Vjetër.
“Nuk ka mbetur shumë kohë. Nuk është sekret që ne po mendojmë për Emre Can, edhe nëse ende nuk kemi rënë dakord për asgjë”, ka thënë Zorc në një konferencë për shtyp.
Një shitje e Paco Alcacer, i cili dyshohet se është afër bashkimit me Villareal, mund të hapë fondet e kërkuara për të përputhur me vlerën e vendosur nga Bianconerët dhe Zorc pranoi këtë gjë.
“Paco Alcacer nuk po stërvit me shokët e tij të skuadrës”.
“Ne e kemi lënë atë të udhëtojë në Spanjë për të lidhur një marrëveshje me një klub tjetër”, përfundoi drejtori sportiv i Dortmundit.