Verdhezinjtë e shohin yllin kosovar si zëvendësues ideal të Jadon Sanchos, i cili mund të rikthehet në Premierligë.
Borussia Dortmundi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Milot Rashica.
Klubi gjerman pritet ta shesë yllin e tij, Jadon Sancho, i cili mund të përfundojë në Premierligë.
Dhe, mediumi britanik “Daily Telegraph” shkruan se Verdhezinjtë e shohin yllin kosovar si zëvendësues ideal të përfaqësuesit anglez.
Werder Bremeni është i interesuar ta shesë vushtrriasin, për të cilin i kërkon afro 25 milionë euro.
Ndërkohë, flitet se 24 vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Leipzigun.
Gjithashtu, në Gjermani ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses e pëlqen edhe Hertha Berlini.
Në Itali, Rashicën e duan Milani, Napoli dhe Lazio.
Kurse, në Gjermani futbollistin e krahut e pëlqejnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
Ai i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë sezon me ekipin gjerman.