Studentët nga Kosova dhe rajoni tani kanë mundësinë unike të përfitojnë dy diploma masteri nga dy institucione prestigjioze: UNI – Universum International College dhe Arizona State University (ASU), SHBA, universiteti që prej 10 vitesh radhazi renditet #1 në inovacion në SHBA dhe ndër TOP 1% të universiteteve në botë.
Ky bashkëpunim historik sjell për herë të parë në Kosovë dhe rajon një program Double Degree Master, që u ofron studentëve akses në standardet më të larta akademike ndërkombëtare, duke kombinuar studimet në Prishtinë dhe Arizona.
Programet e ofruara:
Master of Leadership & Management
MS in Software Engineering
MS in Computer Science
MS in Artificial Intelligence in Business
MS in Business Analytics
Master of Arts in International Affairs and Leadership
“Nga Prishtina në Arizona – rruga jote drejt suksesit akademik dhe profesional fillon sot! Ky program i hap studentëve shqiptarë dyert e një karriere ndërkombëtare me njohuri, përvojë dhe diploma që vlejnë kudo në botë,” – thekson UNI – Universum International College.