Ashtu si të gjitha mrekullitë e përditshme të teknologjisë, sa më gjatë që e shikoni një robot duke e kryer një operacion në një qenie njerëzore, aq më shumë fillon të duket si një mrekulli e pashmangshme natyrore.
Më herët këtë muaj isha në një teatër operativ në Spitalin e Kolegjit Universitar në qendër të Londrës duke e shikuar se si një mashkulli 59-vjeçar nga Potters Bar po i menjanohej gjëndra kanceroze e prostatës së tij me katër krahë metalike të një makine amerikane, një paraqitje kjo e shkurtër për të ardhmen e shumicës së procedurave kirurgjikale.
Roboti kontrollohej nga Greg Shaw, një urolog konsulent dhe kirurg i cili qëndronte në cepin e largët të dhomës me kokën e tij nën kofanon e zezë të një monitori 3D, si një fotograf martesash i kohës Viktoriane. Shaw po i drejtonte krahët e veglës së telekomanduar kirurgjikale me një përzierje fluide të kontrolluesit dhe presionit këmbë-pedale dhe udhëzimit të përforcuar te ekipit të tij teatral që qëndronte pranë pacientit.
Kirurgu 43 vjeçar, i ka kryer 500 procedura të tilla, të cilat janë veçanërisht të dobishme për operimin e legenit; operime në të cilat ai thotë se përndryshe “duhet të shikoni në një vrimë të thellë, të errët me një elektrik dore”.