Këshilli i Ministrave miratoi dje (23 tetor) draftin e ri për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve.
Në draft parashikohet edhe ngritja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale private, transmeton oranews.
Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.
Në nenin 15 dhe 16 flitet për funksionimin e këtyre institucioneve.
Në burgjet private mund të vendosen të dënuarit për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim. Nuk do të vendosen në këto institucione të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë.
Pritet që pr/ligji të kalojë në parlament për diskutim.