Kodi Civil i Kosovës është finalizuar dhe do të dërgohet në Kuvend për miratim.
Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë (MD), ka thënë se Kosova është ndër të parat në rajon që po bëhet me Kod Civil, teksa ka treguar rrugëtimin që është bërë deri tek draftimi i tij, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri këtë gjatë prezantimit të “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës”.
“Për muaj të tërë janë mbajtur debate. Mbi të gjitha po bëhet e mundur falë zyrës së be e cila në bazë të një projekti voluminoz ka qëndruar pranë nesh në përmbylljen e këtij projekti. Kur jam emëruar ministër kam vënë si qëllim luftën kundër korrupsionit dhe qasje efikase në drejtësi”.
“Krahas Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, Kodi Civil është ndër prioritet e mia themelore. Ka qenë dhe është ndër produktet më të mëdha legjislative. Mbi nevojën që të garantojmë siguri juridike kanë qenë të nevojshme kodifikimi i të drejtësisë civile”.
“Kemi pasë vëmendje të plotë traditat me të avancuar evropiane. Jemi kujdes që Kushtetuta e Kosovës të jetë udhërrëfyes kryesor. I kemi kushtuar rëndësi të madhe edhe traditës së popullit tonë. I kemi kushtuar vëmendje aspiratave tona integruese brenda BE-së”.
Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së, draftimin e Kodit Civil e ka vlerësuar të arritur të madhe, duke kërkuar që të miratohet sa më shpejt.
“Në këtë proces i është dhënë një vëmendje e veçantë të drejtave bazike të vlerave themelore të BE-së për legjislacion”.
Ajo ka ftuar të gjithë që të shprehin komentet e tyre mbi këtë kod, duke bërë të ditur se ende ka kohë të shtohet apo të ndryshohet diçka.
“Është me rëndësi që të gjithë ata që nuk kanë pasë mundësi të japim komente tani është momenti. Do doja t’iu ftoja të gjithëve që të merrni pjesë në konsultime publike sepse është e drejta juaj të ngritni shqetësimet tuaja”.
Apostolova tha se i është dhënë edhe një kujdes i veçantë përkthimit të tij në dy gjuhë të tjera.
“Ne kemi dhënë kujdes të veçantë që ë kemi përkthim të mirë te gjuhës angleze dhe në atë serbe që të gjitha komunitetet ta kenë dhe ta kuptojnë atë”.
“Nga sot do jetë qeverisë që ë vazhdojë krijimin e kodit civil. Be do vazhdojë të mbështesë projektin dhe do vendosim të ngrisim kapacitetet e autoriteteve juridike. Do doja të besoj se ky proces do vazhdojë pa asnjë çështje serioze dhe të aprovohet Kodi Civil”.
Qemajl Marmullakaj, sekretar i përgjithshëm në MD, ka thënë se do të vazhdojnë takime të tjera në javët në vazhdim për konsultime me akterë mbi Kodin Civil.
Ai ka shtuar se nga analizat e deri tanishme është vlerësuar se nevojitet harmonizim i legjislacionit të kodit, raporton EO.
“Si rrjedhojë e punës së palodhshme sot kemi një kod civil të konsoliduar në tri gjuhë të vendit. Pasi kodi civil rregullon çështje të ndjeshme si i tillë është lënë në diskrecion të vendeve të tjera. Prandaj ai merr shembujt më të mirë të vendeve evropiane por gjithmonë duke ruajtur kulturën e Kosovës”.
“Takime që do vazhdojnë edhe gjatë këtij viti. Puna e grupeve punues ende nuk ma përfunduar. Nga java e ardhshme do fillojë procesi i konsultimeve me publikun dhe akterët e grupe të ndryshme të interesit. Grupi punues do jetë i angazhuar në dhënien përgjigjeve si në konsultime ashtu edhe të procese thera deri në miratim të kodit”.
Mbështetja e BE-së drejt një Kodi Civil modern ka integruar kërkesat e Kushtetutës së Kosovës në 5 librat.
Njëra nga kërkesat është se “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe se “Të gjithë gëzojnë të drejtën për mbrojtje të barabartë ligjore pa diskriminim”.
Kodi Civil i ka 5 pjesë: Pjesa e Përgjithshme, Libri për te Drejtën Familjare, Libri për Obligimet, Libri për të Drejtat Pronësore dhe Libri për Trashëgiminë.