Apostolova kërkon që të miturit e dënuar për vepra penale të integrohen në shoqëri

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 10:44 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, tha se BE ka investuat më shumë se 40 milionë euro që të reformojmë drejtësinë për të miturit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ajo në konferencë në 10-vjetorin e mbështetjes nga BE-ja dhe UNICEF-i për Drejtësinë për të Mitur, shtoi se institucionet kanë arritur rezultate në këtë fushë, por që duhet ende punë për tu bërë.

“BE ka mbështetur sektor të ndryshëm në Kosovë për fushën e drejtësisë, BE ka investuat më shumë se 40 milionë euro me këtë qëllim kemi arrit të reformojmë drejtësinë në Kosovë për fëmijët”, tha Apostolova.

“Një prej arritjeve më të dukshme është krijimi i sistemit të drejtësisë ku kryesisht marrin përgjegjësinë personale për veprimet e tyre dhe marrin vendime për me i kopmenzuar ato dëme që i kanë bërë shoqërisë dhe kjo është rregulluar përmes kodit të fëmijëve”, shtoi Apostolova.

Apostolova tha se projekti nuk ka pasur fare ndërhyrje politike, por theksoi se ende mbetet shumë për të bërë në këtë sektor dhe se zyra e BE do të jetë e angazhuar edhe në vitet e ardhshme, raporton EO.

“Zyra e BE do mbetet partner kryesor për sektorin e drejtësisë për fëmijët, fëmijët duhet të përkrahen dhe me i korrigjua gabimet dhe sjelljet e tyre për të mirën e tyre dhe të jenë pjesë përbërëse e shoqërisë së Kosovës”, tha Apostolova.

Apostolova shtoi se edhe zyrtarët policor, gjyqësor, prokurorët, e punonjësit e tjerë në shërbimin korrektues janë trajnuar në mënyrë që të dinë se si të sillen dhe si t’i trajtojnë fëmijët të cilët janë në konflikt me ligjin.

“Gjitha këto arritje janë rezultat i një zotimi serioz të institucioneve të Kosovës dhe ne si zyre e BE e vlerësojmë lartë zotimin e zyrës së kryeministrit, ministrisë së Drejtësisë e gjitha institucioneve tjera këto arritje kanë kërkuar dedikim për punë të palodhshme dhe kujdes të veçantë kundrejt fëmijëve që knë qenë apo vazhdojnë të jenë në konflikt me ligjin”, shtoi Apostolova.

Në fillim të kësaj konference është bërë shfaqja e filmit dokumentar “Artistët” në kater mure të bashkuar për drejtësinë për fëmijë.

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Luan Jaha, tha se Qeveria është e mobilizuar në edukim, punësim, luftimin e varësisë në substanca narkotike, dhunës në familje, etj.

Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se çështja me të cilën rinia e Kosova po përballet, dhe që është një fenomen ndërkombëtar i keq, është çështja e përdorimit të drogave në mosha të reja.

“Si përfaqësues i Avokatit të Popullit jemi dëshmitarët më të mirë të progresit të arritur sa i përket mbrojtjes të së drejtave të fëmijëve. Në Kuvend kemi ngritur dy shqetësime bazë: i pari, problemi i përdorimit të drogave te të rinjtë dhe e dyta, sistemi i edukimit që ballafaqohen këta të rinj. Kosova duhet të ketë parasysh ndërtimin e një sistemi komplementar për të arritura suksese më të mira në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve”, tha Jashari.

“Megjithatë sigurisht që mbetet shumë për t’u bërë. Një prej objektivave që ne e kemi kërkuar vazhdimisht dhe paraqitet si problem dhe që mbetet shumë për t’u punuar mbetet çështja e mbledhjes të së dhënave ku faktohet i gjithë sistemi dhe gjithashtu problemi tjetër ka të bëjë me efektin e diskriminimit, mbi të gjitha sidomos në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, tha Jashari.

 

Të ngjashme