Shqyrtimi i draftit të punës të veprimit për reformën e investimeve për Qeverinë e Kosovës, është shtyrë për diskutim edhe për një javë. Kështu vendosi Qeveria më mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se këtë pikë duhet shtyrë edhe për një javë në mënyrë që të diskutohet edhe më tej.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ky investim është mbështetur nga Banka Botërore dhe nga Bashkimi Evropian.
“Plani zbaton agjendën rajonale për investime, në brendi paraqet përmirësimin të mëtejmë të kornizës legjislative veprimet e Qeverisë në këtë plan janë të strukturuara për agjendën rajonale për investime për mbrojtje të investimeve, tërheqje të investimeve etj”.
“Vlen të theksohet se ky plan është mbështetur teknikisht nga Banka Botërore dhe u mbështet nga Bashkimi Evropian”.
Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, tha se Raporti i Bankës Botërore ka të bëj ekskluzivisht me disa masa që merren në formë të të bërit biznes.
“Raporti i Bankës Botërore ka të bëj ekskluzivisht me disa masa që merren në formë të të bërit biznes, por nuk e përfshin tërë dokumentin, kërkova të ngris si çështje me trajtuar në nivel institucional”, tha Beqaj.