Reperi i njohur amerikan Drake, tani ka nën pronësi një aeroplan gjigant Boeing 767.
Reperi e ka zbuluar aeroplanin në një postimi në rrjetet sociale, i cili mban emrin “Air Drake”.
Drake ka modifikuar aeroplanin sipas dëshirave personale dhe të markës muzikore të tij, OVO sound.
32 vjeçari, fitues i çmimit Grammy ka zbuluar aeroplanin e tij luksoz për fansat e tij.
“Jo më me qira, jo më me nda kohën me njerëz të tjerë e pa bashkë-pronarë”, ka thënë këngëtari duke u krenuar gjatë prezantimit të aeroplanit.