Drecun: Fitorja e Listës Serbe tregon unitetin e popullit serb

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë tregon unitetin e plotë të popullit serb dhe se në periudhën e ardhshme do të jetë një mekanizëm i fortë në palën serbe për t`u mundësuar serbët në Kosovë të mbijetojnë.

Kështu tha Milovan Drecun, kryetar i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë sipas të cili rezultati i këtij subjekti politik do të “të parandalojë që Prishtina të punojë në mënyrë të njëanshme në dëm të serbëve dhe që në negociata zgjidhja të vie përmes një kompromisi”.

“Fitorja bindëse e Listës Serbe në zgjedhje është një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe një rezultat i mirë”, tha Drecun.

Në bazë të numërimit të mbi 95 % të votave, Lista Serbe ka arritur të marrë 47.633 vota ose në përqindje 6.21.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme