Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, thotë se është e qartë për të gjithë se situata nuk mund të kthehet para vitit 1999.
Ai njëherish ka paralajmëruar që siç ka thënë “nëse nuk bëjmë diçka, së shpejti do të kemi flamurin e “Shqipërisë së Madhe” pranë Pançiqit në Kopaonik, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për samitin e fundit të Berlinit, Drecun tha se Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron donin të tregonin se ata mund të punonin më me efikasitet sesa administrata evropiane.