Kryetari i të ashtuquajturit Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar tregon se situata në Kosovë është e keqe edhe nuk është bërë progres.
Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin e mëngjesit në RTS, duke thënë se raporti i Guterres ishte një përshkrim real i situatës.
Drecun ka thënë se Kosova po bënë çdo gjë për të penguar një marrëveshje me Serbinë.
Sipas tij qeveritarët në Prishtinë po udhëheqin me urdhëra nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Për politikanin serb Kosova është shndërruar në një ‘vrimë të zezë’ të Evropës.
“Raporti tregon se situata është e keqe, se Kosova nuk ka bërë përparim. Kosova është një ‘vrimë e zezë’ e Evropës për shkak të krimit të organizuar, islamit radikal, papunësisë dhe korrupsionit”, ka thënë ai, shkruan ‘novosti’, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë thotë se pa u hequr vendimi për taksë ndaj produkteve serbe nuk ka se si të vazhdojë dialogu në Bruksel.
Teksa ka folur për miratimin e Satutit të Trepçës, Drecun thotë se mbetet të shihet tashmë se çfarë loje do të luajn autoritetet e Prishtinës me Liqenin e Ujmanit.