Kreu i të ashtuquajturit ‘Komisioni Parlamentar për Kosovën’ në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, ka thënë se largimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua në fund të vitit 2018 dhe që do të jetësohet këtë vit, do të dërgojë siç ka thënë ai ‘në një aneksim të një pjese të territorit’.
Sipas tij, një lëvizje e tillë do të dërgojë drejt krijimit të një ‘Shqipërie të Madhe”, shkruan N1.
“Do të vijë ajo ditë kur do ta kujtojmë këtë çfarë po themi. ‘Shqipëria e Madhe’, ekziston”, ka thënë Dreçun.
Ai ka thënë se në raport me dialogun në Bruksel, Kosova nuk bën asnjë lëvizje pa u konsultuar me Shqipërinë.
“Ata nuk bëjnë asnjë lëvizje, pa e njoftuar Shqipërinë’, është shprehur ai, transmeton Express.
Ai thotë se çfarëdo bashkimi i territorit Kosovë-Serbi do të ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244.