Drecun për arrestimet në veri: Veprim i rrezikshëm i Prishtinës

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Arrestimet e realizuara këtë mëngjes në veri të Kosovës janë një veprim i rrezikshëm, i cili në masë të madhe ashpërson  situatën, njofton Klan Kosova.

Kështu ka deklaruar kryetari i komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun i cili shtoi se kjo ishte një shenjë e veprimeve të reja të dhunshme të Prishtinës në veri të Kosovës.

“Kjo është një lëvizje e rrezikshme e njëanshme nga Prishtina që rëndon shumë gjendjen dhe ngrit tensionet, por për fat të keq dhe një shenjë e veprimeve të reja të dhunshme të Prishtinës në veri të Kosovës”, thaai për RTS.

Mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës janë arrestuar katër persona, tre nga ta për rastin e vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe SDP, Oliver Ivanoviq, një tjetër për rezistim ndaj policisë.

Në mesin e të arrestuarve janë dy policë serbë.

Raportohet se është në kërkim edhe të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme