Drecun për letrat e Trumpit: Oferta e fundit e Amerikës

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Serbia duhet të mendojë mirë për letrat e Donald Trumpit drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi duket se është oferta e fundit e SHBA, e cila ka për qëllim arritjen e një zgjidhjeje kompromisi për të dyja palët.

Kështu ka deklaruar kryetari i të ashtuquajturit komision parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë,Milovan Drecun, transmeton Klan Kosova.

“Përfshirja e Shteteve të Bashkuara tregon se duan të zhbllokojnë dhe të shpejtojnë dialogun dhe të arrijnë zgjidhjen e duhur që Trump dëshiron, siç tha ai, për të festuar në Shtëpinë e Bardhë. Mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me këtë letër që Trump ka dërguar”, tha ai për TV Pink, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme