Kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun ka thënë se nëse zbatohen kërcënimet e Ramush Haradinaj se Asociacioni i komunave serbe nuk do të themelohet, kjo do të thoshte se Prishtina e ka pezulluar marrëveshjen e Brukselit.
Ai për Radio Televizionin e Serbisë tha se pret reagime urgjente të Brukselit dhe Uashingtonit për deklarata të tilla të Ramush Haradinajt.