Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi sot se është e nevojshme që populli serb t’i besojë Listës Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit në mënyrë që siç tha ai “të ruajë unitetin politik dhe komunikimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me Beogradin”.
Drecun i tha RTS se pa atë, nuk ka mbijetesë apo të ardhme të popullit serb në Kosovë.
Sipas tij, çdo humbje e votave ose përpjekja e Prishtinës për të marrë individë çon në një dobësim të ndikimit politik të popullit serb.
“Vetëm përmes Listës Serbe, Beogradi mund të ndihmojë dhe ne nuk duhet të lejojmë që një përçarje të shkaktohet përmes individëve të kombësisë serbe”, shtoi Drecun.
Ai theksoi se urimet e Presidentit Amerikan Joseph Biden dërguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së Shtetit, ishte e papërshtatshme në pjesën që lidhet me njohjen e Kosovës.
“Kur dikush ju dërgon një urim për Ditën e Shtetit dhe kërkon që ju të njihni (si një të pavarur) një pjesë të territorit tuaj, sigurisht që është një lloj provokimi dhe është i papërshtatshëm”, theksoi Drecun.
Ai theksoi se të gjithë ata që mbështeten në një lloj presioni, kanë llogaritjen e gabuar, transmeton Klan Kosova.