Kërcënimet me vdekje ndaj kryeredaktorit të Le Figaro, Jean Christoph Buisson, pasi ky shpalosi të vërtetën e jetës së serbëve në ‘enklavat’ në Kosovë, është dëshmi se shqiptarët vazhdojnë të veprojnë me metoda terroriste
Milovan Drecun, kryetari i komisionit të Kuvendit të Serbisë për, siq e quajnë ata Kosovë e Metohi, në intervistën e dhënë në televizionin serb TV Pink ka thënë se pasi revista franceze Le Figaro botoi të vërtetën për jetën e serbëve në Kosovë, e cila shfaqi fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Ai vlerësoi se lufta për të vërtetën sot është më e vështirë se ajo kundër NATO’së më 1999.
Drecun shtoi se “Nuk janë shumica ata që duan të fshehin të vërtetën, por janë më të zhurmshmit. Njerëzve që luftojnë për të vërtetën duhet të ju ndihmojmë”.
Drecun vazhdoi me avazin e tij duke thënë se “Prishtina nuk do etni të tjera në Kosovë e Metohi, duan territor tërësisht të pastër etnikisht”.
Milovan Drecun fooli edhe për Asociacionin e komunave serbe “Ata duan të bashkohen me Shqipërinë, e nëse ata duan këtë atëherë serbëve nuk mund të ju mohohet vullneti se ku duan të jetojnë, që përmes asociacioni të komunave serbe lehtësisht mund të organizohet e për këtë shqiptarët ndihen të rrezikuar”.
Ai konstatoi se tash e 20 vite publiku i shumicës së vendeve perëndimore ende nuk është i gatshëm të përballet me faktet e shkeljes së të drejtave të serbëve në Kosovë dhe pastrimin etnik më të madh ndonjëherë në Evropë.